Fobia më e madhe e Eni Çobanit
Juristja Eni Çobani ishte sot e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Gjatë emisionit ajo u përball edhe me pyetje të ndryshme që i kishin drejtuar qytetarët, një prej të cilëve kërkoi të dinte se cila ishte fobia e saj më e madhe.
Çobani u përgjigj duke thënë se vetmia është fobia e saj më e madhe.
https://youtu.be/HRfnINr58eI?t=22m16s
Qytetarja: Do doja të dija cila është fobia juaj më e madhe?
Eni Çobani:
Fobia ime më e madhe është vetmia, vetmia në kuptimin pa patur praninë e njerëzve të mi të dashur. E them në kuptimin vetmia pa prezencën e njerëzve që mi do shpirti dhe zemra, kjo është një fobi.
Por unë nuk e kam ndjerë kurrë edhe pse do t’i trembesha nëse ndodhte
.
/tvklan.al