“Foltorja” nesër në Elbasan, Berisha: Ftoj demokratët të marrin pjesë


“Foltorja” nesër në Elbasan, Berisha: Ftoj demokratët të marrin pjesë

11:55 07/10/2021

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar sot se “Foltorja” e radhës do të zhvendoset nesër ne Elbasan.

Në një postim në mediat sociale, Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve që të marrin pjesë, pasi siç thotë “vetëm të bashkuar mund të fitojmë”.

Ditën e premte me datën 8 Tetor në ora 18:00 në sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike me të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.  Ftoj demokratët dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, është ky njoftimi i Berishës.

Më herët ish-kreu i PD ka mbajtur “Foltoren” në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër./tvklan.al






Të ngjashme