Fondacionet për dhunimin e fëmijëve (18 Shtator 1999)
Organizatat jo qeveritare së bashku në një rrjet për të mbrojtur të drejtat e dhunuara të fëmijëve. Është organizuar një takim me gjithë këto organizata dhe ato struktura shtetërore që merren me trajtimin e këtyre çeshtjeve. Marrëveshja e përfaqësimit, ky është akti fillestar që do të bashkojë të gjitha ato OJQ dhe struktura shtetërore për të përmirësuar punën në drejtim të të drejtave të fëmijëve.
Projektligji i paraqitur në Parlamentin Shqiptar i iniciuar dhe hartuar nga këto struktura që pret të miratohet do të jetë një mbështetje e fortë institucionale për këtë rrjet të ri të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve shqiptare. Në Vjenë, Banka Botërore organizoi në datat 13 dhe 15 Shtator një forum ekonomik. Nga vendi ynë ishin ftuar Qendra Shqiptare për Kërkimet Ekonomike dhe Instituti i Studimeve Bashkëkohore.
Përfaqësuesit e tyre Zef Preçi dhe Artan Hoxha kanë bërë një panoramë të detajuar se për çfarë është diskutuar në këtë forum në një konferencë sot për shtyp. Pas takimit për Paktin e Stabilitetit në Ballkan iniciativat rajonale dypalëshe dhe shumëpalëshe kanë krijuar një frymë optimizmi në qarqet politike dhe ekonomike. Aty është diskutuar edhe për rolin e mediave./tvklan.al