Fondacioni SOROS hap vende të reja pune (13 Nëntor 1998)
Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” ka hartuar një projekt ku do të mundësojë punësimin e të gjithë të rinjve që kanë mbaruar studimet universitare pranë administratës shtetërore dhe lokale. Studentët që do të aplikojnë do të kënë dhe disa përzgjedhje. Geron Kamberi, administrator pranë këtij fondacioni, shpjegon se cilat janë këto prioritete:
” Prioritetet do të jenë për ato specialistë që kanë mbaruar studimet e plota universitare në qëndrat më të njohura akademike jashtë vendit. Vendi i punës së tyre u siguron një rol aktiv në përpunimin e politikës së zhvillimit brenda këtij sektori ku punojnë dhe gjithashtu dua të theksoj se ky program është i hapur dhe për qytetarët shqiptarë që aktualisht jetojnë larg Shqipërisë.”
Projekti synon që aplikantët fitues të kenë të drejtë të marrin nga fondacioni një shtesë të pagës mujore deri në tre apo katër herë më të lartë se paga e vendit të punës ku porsa është emëruar. Kontrat e firmosura e kanë afatin 1 vit.
Pamje qytetarësh në rrugët e Tiranës, koordinatori Geron Kamberi intervistë, punonjës në administratë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj