Fondacioni YAPS në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuar – (2 Shkurt 2001)


Fondacioni YAPS në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuar – (2 Shkurt 2001)

18:10 02/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Fondacioni YAPS, i krijuar disa muaj më parë në ndihmë të fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuar pune, sot është mbledhur për herë të dytë për të zgjedhur bordin drejtues të saj dhe presidentin. Në postin e presidentit, që nga dita e sotme është zgjedhur zonja Lidra Mejdani. Bordi përbëhet nga drejtori i Bankës Amerikane Lorenco Loncari, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, përfaqësuesi i UNICEF-it, Bardhyl Minxhozi drejtori i INSIG-ut, Genc Boga avokat dhe Marsel Skëndo presidenti i ADA Group.

Ndihma për këtë shtresë të fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuar pune nuk do të jetë në dhënie donacionesh, por me sigurimin e vendeve të punës./tvklan.al






Të ngjashme