Fonde për Korridorin 8 – (8 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Agjensia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim ka mbledhur sot përfaqësuesit e vendeve ballkanike, nëpër të cilat kalon Korridori 8 Ballkanik, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Kjo agjensi ka dhënë ndihmën prej dhjetë milion dollarësh për secilin nga këto vende.
Shqipëria nga kjo shumë ka përfituar studimin e terminalit të kontenierve në portin e Durrësit, sistemin e sinjalizimit, pajisje për telekomunikacion dhe trafikun rajonal. Korridori 8 fillon me portin detar të Durrësit dhe Vlorës në Shqipëri dhe përfundon në Burgas e Varna në Bullgari.
Është përfunduar studimi i fizibilitetit të Korridorit të 8 në të cilin përfshihet një korridor rrugor, ajror, telekomunikacioni, si dhe sistemet e naftësjellësve dhe gazsjellësve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame