Fondet nga Ambasada Greke (2 Dhjetor 1999)


Fondet nga Ambasada Greke (2 Dhjetor 1999)

13:51 02/12/1999

Ekonomia greke akordon 334 milion dollarë për Rajonin e Evropës Juglindore. Kjo është bërë e ditur në një konferencë shtypi dhënë nga Ambasadori Grek në Shqipëri zoti Aleksandros Malias. Kjo shumë do akordohet gjatë 5 viteve të para të mijëvjeçarit të ri dhe ky fond është kontribut për Paktin e Stabilitetit. Nga ky fond 55,35 milion dollarë ose 17 % e tij do t’i akordohet Shqipërisë duke kontribuar në infrastrukturën sociale, ekonomike, atë të shërbimeve, jo vetëm të sektori shtetëror por dhe atë privat.

Për Kosovën nga viti 2000-2004 do t’i jepen nga financat greke 81,40 milion dollarë por pa u saktësuar në këtë plan se për çfarë sektori. Fondet helene do të kontribuojnë dhe në Maqedoni me 50 milion dollarë, në Bullgari me 60 milion dollarë dhe në Rumani 78 milion dollarë. Nuk është përfshirë Serbia në këto fonde. Një Shqipëri e fortë me ekonomi të fortë është e domosdoshme për Ballkanin, ka thënë në fjalën e tij Ambasadori Grek. I pyetur për vizat ai është përgjigjur se me futjen e vizave shengen që nga fillimi i mileniumit të ri ky problem do marrë një zgjidhje në bazë të kritereve europiane./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme