Fondet nga Bashkia për shtrimin e rrugëve (12 Mars 1999)


Fondet nga Bashkia për shtrimin e rrugëve (12 Mars 1999)

10:05 12/03/1999

Riparimi i 12 segmenteve rrugësh do të jetë puna e Bashkisë për këtë vit me fondet e dhëna nga Ministria e Punës dhe e Transportit. Fondi prej 100 milion lekësh do të shpenzohet sipas ndarjeve që ka bërë kjo Ministri. 41 milion do të shpenzohet për rrugët dhe sidomos ato më problematiket, ku sipas llogaritjeve nga 600 kilometra rrugë që duhen rregulluar, Bashkisë i lihen lekët vetëm për 8 kilometra rrugë.

Nga 550 kilometra kanal që është inventari, ku me 28 milion do të shtohen dhe 5 kilometra të tjera. 7 milion do të shpenzohen për riparim tubacionesh të ujësjellësit, 10 milion për zgjerimin dhe rikonstruktimin e varrezave si dhe 2 milion për plan rregulluesin e qytetit që i takon Institutit të Urbanistikës.

Nënkryetari i Bashkisë Ramiz Balla shpjegon: “Ne shpejt do të bëjmë të gjithë procedurat e duhura për të bërë një tenderim të suksesshëm. Do të mundohemi që të gjithë këto investime të kenë mbaruar me 1 Tetor para fillimit të shirave të vjeshtës.”

Megjithëse Bashkia ka në dorë vetëm rregullimin e pak kilometrave në lagje të caktuara duhet shpresuar tek jetëgjatësia e shtrimit te tyre. /tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme