Fondet për gjobat e Shaqirit dhe Xhakës, mblidhet 67% të shumës
Fushata në internet për mbledhjen e fondeve për gjobat e dhëna për Shaqirin, Xhakën dhe kapitenin e Zvicrës po ecën me ritme të shpejta.
Në më pak se 1 ditë janë grumbulluar 67 për qind e shumës. Një nismë interesante pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në FIFA për t’i gjobitur, pasi festuan golat me duke bërë shqiponjën me duar.
Organizatori i kësaj fushate sqaroi që në rast se Federata Zvicerane e Futbollit nuk dëshiron këto para, do të shkojnë për bamirësi.
Tv Klan