Fondet për Qytetin Studenti (18 Gusht 1999)


Fondet për Qytetin Studenti (18 Gusht 1999)

14:37 18/08/1999

Qeveria publikon detajet e përdorimit të fondit shtesë prej 103 milion lekësh për Qytetin Studenti. 15 milion lekë do të përdoren për dyshekët dhe sustat, rreth 10 milion për lyerjen e godinave, 5 milion për rregullim të jashtëm, rregullim rrugësh e trotuaresh. Këto masa janë marrë menjëherë pas vizitës së Kryeministrit Majko në Qytetin Studenti ku ai ka premtuar ndryshimin e këtij Qyteti.

Kështu qeveria akordoi fondin shtesë ku 93 milion do të përdoren për investime dhe 1o milion per subvencione për normalitetin në këtë qytezë studentore. Me anën e vendimit të posaçëm Qeveria përcakton dhe hollësitë e detyrat për ndërmarrjen e konvikteve dhe mensave. Ndër të tjera parashikohen dhe fonde për ndriçim të jashtëm si dhe përmirësim të kushteve sanitare.

Ndërsa në Qytetin Studenti do të fillojë puna, Kryeministri Majko është shprehur se do të shkojë sërish atje për të parë realizimin e suksesshëm ose jo të tyre./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme