Fondet për shtrimin e rrugës në Kombinat (23 Nëntor 1999)
Rruga më problematike jo vetëmm për kalim por dhe për defekte automjeti e cila evidentohet që në hyrje të Tiranës pas shumë diskutimesh dhe sharjesh shoferësh, duket se sivjet do të gjeje zgjidhjen me shtrim sipas parametrave rrugorë. 12 milion lekë të dhëna nga Qeveria, Ndërmarrjes së Rrugë Kanalizimeve tashmë në Bashki, do të bëjnë të mundur shtrimin paraprak ku do të nisë fillimisht me disiplinimin e ujërave.
Përpara pak kohësh kjo rrugë e ndjeu dorën e shtrimit por që shumë shpejt u kthye në gjendjen e mëparshme. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve e varur nga Ministria e Transporteve e cila mori përsipër këtë shtrim një vit më parë nuk rezultoi i suksesshëm. Kolektori i ujërave të zeza është ende i pastabilizuar deri më sot si dhe nuk janë zbatuar të gjitha shtresat rrugore. Ndërhyrja e dytë që do të bëhet nga Bashkia do të konsistojë në stabilizimin e ujërave nëntokësore dhe më pas duke betonuar këtë. Edmond Kosta, drejtor në Drejtorinë e Rrugëve pranë Bashkisë sqaron:
Edmond Kosta: Duke e parë një gjendje të tillë ne jemi detyruar me një angazhim të plotë duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët që aty janë të shumtë që e dëmtojnë këtë rrugë, duam që me këtë ndërhyrje që do bëjmë t’i japim një zgjidhje përfundimtare. Sipas bisedimeve paraprake që kemi bërë dhe një kërkesë që kemi bërë pranë Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë Punëve Publike është një fond prej 12 milion lekësh që ne e kërkojmë me prokurim të drejtpërdrejtë do mundohemi që problemet më emergjente që paraqet kjo rrugë t’i zgjidhim brenda vitit ’99 duke e lënë gjithçka të hapur për disiplinimin e anekseve të tjera.
Edhe vetë specialistët në Bashki kushtin e vetëm për një punë me cilësi dhe me afat kohor të shkurët, vendosin qëndrueshmërinë atmosferike e cila do të realizojë dhe shtrimin e shumëpritur./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti