Fondi i qeverisë për rikonstruksionin e unazës së Himarës – (28 Prill 2001)


Fondi i qeverisë për rikonstruksionin e unazës së Himarës – (28 Prill 2001)

22:12 28/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përveç riparimit që po i bëhet rrugës nga Llogoraja deri në Sarandë, këshilli i ministrave ka akorduar nga fondi i tij rezervë 45 milion lekë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e unazës së qytetit të Himarës. Rikonstruksioni i kësaj rruge bëhet për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve në qendër të këtij qyteti, i cili ka vlera të mëdha turistike.

Afrimi i sezonit të verës, ku në qytetin e Himarës ka një fluks të madh pushuesish, e bënë të domosdoshme përfundimin e unazës së këtij qyteti, brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti./tvklan.al






Të ngjashme