Fondi i rimëkëmbjes përçan BE


Fondi i rimëkëmbjes përçan BE

17:37 20/06/2020

Liderët e unionit nuk arritën marrëveshjen, takohen sërish në Korrik

Liderët e bashkimit europian dështuan sërish në arritjen e një marrëveshje sa i përket shpërndarjes së fondit të rimëkëmbjes, edhe pse në unanimitet bien dakord për nevojën imediate të veprimeve konkrete për të nxjerrë ekonomitë e tyre nga recesioni më i thellë që nga lufta e dytë botërore.

Behet fjalë një paketë afatgjatë ekonomike me vlerë 1.85 trilion euro. Presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen tha se qëllimi kryesor i paketës stimuluese është të parandalojë zgjerimin e dallimeve ekonomike në bllok, gjë që sipas saj do të dobësonte tregun e brendshëm të BE-së.

Në videokonferencën që zgjati katër orë, liderët e 27 vendeve vendosën të takohen sërish në mes të muajit Korrik.

Tv Klan






Të ngjashme