Fondi për Portin e Durrësit (12 Dhjetor 1999)


Fondi për Portin e Durrësit (12 Dhjetor 1999)

15:15 12/12/1999

Banka Evropiane e Investimeve akordoi ditët e fundit 1.5 milion euro për punimet në terminalin e trageteve në Durrës. Kjo u bë e mundur me kërkesë të autoritetit portual dhe me ndërmjetësinë e Ministrisë së Financave. Transhi prej 1.5 milion euro është pjesë e kredisë prej 5 milion euro të firmosur që në vitin 1995 për rikonstruksionin e sheshit të trageteve.

Ky fond do t’i jepet për zbatim firmës italiane Kozmar që ka fituar tenderin. Ky fond do të shërbejë për shtrimin dhe asfaltimin e 8200 metrave katrore sheshi i ri në terminalin e trageteve. Fondi prej 1.5 milion euro do të shërbejë për asfaltimin e 200 metrave katror, sheshi i ri në këtë terminal. Punimet në këtë terminal vazhdojnë me ritme të kënaqshme nga firma Kozmar e cila po zbaton një grant prej 2.2 milion euro të Bashkimit Europian./tvklan.al






Të ngjashme