Fondi Shqiptar i Zhvillimit investime në Gjirokastër – (18 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Fondet e akorduara për ndërtimin e unazës së dytë të qytetit, të Gjirokastrës, që lidh lagjet “Granicë”, me “Balorto”, janë anuluar. Vetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka menduar që 17 milion lekë të reja, që do të shërbenin për unazën e qytetit, të shkojnë në rehabilitimin e dy rrugëve të tjera në qytet.
Segmenti i parë, përfshin rrugën nga sheshi i stadiumit, deri në fillim të kalldrëmit karakteristik, në lagjen Varash, ndërsa segmenti i dytë fillon po nga ky shesh dhe përfundon nga kryqëzimi i lagjes “Granicë e poshtme”. Vendimi për të rregulluar këto rrugë dhe jo unazën e këtij qyteti është marrë.
Specialistë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kanë mbërritur ditët e fundit në Gjirokastër, ku së bashku me përfaqësues të bashkisë, kanë përcaktuar piketat kryesore të ndërtimit./tvklan.al