Fondi Shqiptar i Zhvillimit investime në komunën Treblisht në Bulqizë – (19 Dhjetor 2000)


Fondi Shqiptar i Zhvillimit investime në komunën Treblisht në Bulqizë – (19 Dhjetor 2000)

13:50 19/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komuna e Treblishtit në Bulqizë është një ndër komunat më të largëta të këtij rrethi. Kjo komunë ka pesë fshatra me dy mijë banorë. Kjo popullsi kryesisht merret me bujqësi dhe blegtori, por drejtimi kryesor është kultivimi i patates e cila rritet dhe jep prodhim të lartë me një rendiment prej 100 kuintal për hektarë. Më të përmendura për këto prodhime janë fshatrat, Klein, Vërnicë e Treblisht.

Sipas kryetarit të kësaj komune Rasim Sinani në këtë komunë janë bërë investime në vlerën e 115 mijë dollarëve. Gjatë këtij viti kanë përfunduar disa segmente rrugore, që lidhin fshatrat e kësaj komune. Kjo është arritur në saj të financimit me 100 mijë dollarë të Fondit të Zhvillimit Shqiptar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme