Fondit Shqiptar i Zhvillimit investime për rrugët e Përmetit – (28 Prill 2001)


Fondit Shqiptar i Zhvillimit investime për rrugët e Përmetit – (28 Prill 2001)

10:12 28/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

21 milion lekë për rehabilitimin e plotë të lagjes “Seden” në Përmet. Me financimin 21 milion lekë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 10% të vlerës së paguar nga Bashkia e Përmetit, ka nisur faza e dytë e rehabilitimit të plotë të rrugës në lagjen “Seden” të këtij qyteti. Gjatë fazës së parë janë kryer punime për ngritjen e rrjetit inxhinierik, ndërlidhjes telefonike, rrjetit elektrik, kanalizimi i ujërave dhe rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm.

Faza e dytë përfshin punimet për ndërtimin e pesë mijë metra katror trotuareve, shtrirjen e asfalt beton dhe vendosjen e rrjetit ndriçues në gjithë gjatësinë e rrugës. Ky investim është një nga shembujt e rrallë, që projekti i punimeve përfshin të gjithë elementët e infrastrukturës të një rruge./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme