Forbes publikon listën e më të pasurve të botës, kryeson Bezos
Jeff Bezos është personi i parë që ka një pasuri që tejkalon 100 miliardë Dollarë. Numri një i Amazon ka rrëzuar nga froni themeluesin e “Microsoft” Bill Gates, sipas revistës Forbes për më të pasurit në botë.
Biznesin e tij, Bezos e filloi në një garazh në vitin 1994 e sot është më i pasuri. Kjo duke shitur miliona libra dhe gjithçka tjetër që qarkullon në internet apo me programimin e Alexa, ndihmësen dixhitale. Por ai tani po e zhvillon biznesin dhe në shumë drejtime të tjera duke u marrë me krijimin e mjeteve për të udhëtuar në hapësirë apo blerjen e ‘The Washington Post’ në 2013 për 250 milionë dollarë. Aksionet e tij janë rritur me 59 % të vlerës dhe ato kapin shifrën e 112 miliardë Dollarëve.
Krijuesi i Microsoft renditet i dyti dhe fitimet e tij janë rreth 90 miliardë. Warren Buffet është i treti me 84 miliardë Dollarë pasuri dhe francezi Bernard Arnault renditet i katërti me 72 miliardë dollarë. Krijuesi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg është në vendin e pestë me 71 miliardë Dollarë.
Ajo që bie në sy në këtë listë është se Silvio Berluskoni renditet i 190 me një pasuri prej 8 miliardë Dollarë. Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump renditet i 766, 200 vende më poshtë krahasuar me vitin e kaluar. Vlera e pasurisë së tij kap shifrën 3.1 miliardë Dollarë.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të miliarderëve, me 585 dhe Kina me 373. Ndërsa 10 sauditët kanë mbetur jashtë kësaj renditje.
Klan Plus