“Forca e Ligjit” godet fisin “Bajri”, Rama: Respekt për vendosmërinë e Prokurorisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me operacionin me 11 të arrestuar të grupit të Safet Bajrit, i njohur edhe si Safet Rustemi një nga emrat më të përfolur kohët e fundit i akuzuar si i përshirë në ngjarje kriminale në Shkodër. Rama përshëndeti operacionin e Policisë së Shtetit dhe Porokurorisë.
Rama nëpërmjet një njoftimi në Twitter shkruan:
Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë.Forca e Ligjit po përshkallëzohet.
/tvklan.al