Forcat e Armatosura Shqiptare (7 Dhjetor 1999)


Forcat e Armatosura Shqiptare (7 Dhjetor 1999)

10:59 07/12/1999

Rritet aftësia e ushtrisë shqiptare për të komunikuar me NATO-n dhe vende të tjera të partneritetit për paqe. 3.5 milion dollarë është vlera totale e vënë në dispozicion nga SHBA-ja për Shqipërinë. Vetë Ambasadori i SHBA-së bën dorëzimin zyrtar për një donacion radiosh taktike moderne që i jepen Forcave tona të Armatosura nga SHBA-ja.

Në ceremoninë e dorëzimit në Shtabin e Brigadës së Komunikimit Tiranë i pranishëm dhe Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, ku së bashku me Ambasadorin Amerikan kanë vëzhguar përdorimin e radiove nga oficerë dhe nënoficerë të cilët përgatitën për të marrë pjesë në stërvitjen Herald Heves 99.

Një stërvitje kjo komunikimi shumëpalëshe që zhvillohet në frymën e partneritetit për paqe të NATO-s. Forcat e Armatosura Shqiptare kanë blerë pajisje dhe kanë mundësuar trajnim me paratë e dhëna nga SHBA-ja që në ’98, vlera e të cilave arrin në 1 milion e 11 mijë dollarë. Ndërsa për radio taktike dhe për të mësuar trajnim me to deri tani, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë përdorur një fond të hershëm të vitit 1996.

Ministria e Mbrojtjes ka harxhuar afro 2.3 milion dollarë nga shuma totale e Qeverisë Amerikane për blerjen e pajisjeve të komunikimit si dhe për modernizimin e mëtejshëm të Ushtrisë Shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme