Forcat RENEA në kushte të mjerueshme (02 tetor 1998)
Forcat më të specializuara të policisë shqiptare dhe pikërisht RENEA vazhdon të mbetet në ambiente të mjerueshme. Palestra ku djemtë të cilët përballen me kriminelët më të rrezikshëm kryejnë stërvitjen, nuk ka mjetet e duhura dhe përballen çdo ditë me mure të palyera dhe një hapesirë të mbushur vetëm me disa paisje të vjetra dhe elementare. Megjithatë askush nuk është interesuar që ky ambient të ndryshojë. Së fundmi janë dhënë rreth 20 milion lekë të vjetra të cilat nuk mjaftojnë as për të riparuar muret e palestres. Uji mungon e nga ana tjetër qeveritarët as nuk kanë tentuar ti shohin këto kushte të vështira.
Pamje nga palestra e keqe ku stërviten forcat speciale RENEA./tvklan.al
Gazetar: Roland Zili