Forumi i Davosit shkon në Singapor, këtë vit do zhvillohet në Maj


Forumi i Davosit shkon në Singapor, këtë vit do zhvillohet në Maj

18:07 07/12/2020

Forumi ekonomik që për vite me radhë është zhvilluar në Davos është prekur nga masat e pandemisë. Liderët botëror këtë vit nuk do mblidhen në Janar në fshatin e Zvicrës, por në Singapor.

Mësohet se forumi do të zhvendoset dhe në kohë, pasi do të mbahet nga data 13 deri në 16 maj, me prani fizike jo online si shumë aktivitete të tjera gjatë pandemisë.

Organizatorët kanë thënë se fokusi këtë vit do të jetë tek rimodelimi i ekonomisë botërore pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Fillimisht ishte planifikuar që Forumi të zhvillohej në një tjetër qytet zviceran, por situata me pandeminë ka bërë që organizatorët të mos rrezikojnë dhe gjithçka të zhvillohet në Singapor. .

Singapori është shpallur vendi më i përshtatshëm për këtë takim, pasi ka mundur të përballoj mirë situatën e COVID-19. Forumi Ekonomik Botëror do të rikthehet sërish në Davos në vitin 2022./tvklan.al






Të ngjashme