Foshnja e pajetë në kosh, policia shoqëron një 32-vjeçare


Foshnja e pajetë në kosh, policia shoqëron një 32-vjeçare

15:23 18/08/2020

Policia e Tiranës ka shoqëruar një 32-vjeçare me iniciale H.M. lidhur me hetimet pas gjetjes së foshnjes së pajetë në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi”.

32-vjeçarja nga Gjirokastra po merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për këtë ngjarje.

Foshnja e pajetë i gjinisë mashkull ishte hedhur në një kosh mbeturinash prapa ish-markatës së vjetër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al






Të ngjashme