Foshnja ushqehet me gji nga nëna e vdekur


Foshnja ushqehet me gji nga nëna e vdekur

19:13 25/05/2017

Ky është momenti tragjik kur një fëmijë i mitur, i dëshpëruar e duke qarë përpiqet të pijë qumësht nga gjiri i nënës së tij, i pa vetëdijshëm që ajo ka vdekur.

Policia u njoftua për një trup të pajetë pranë shinave të trenit në zonën e Damoh, Madhya Predesh të Indisë, mëngjesin e të enjtes.

Kur oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën një turmë njerëzit rreth e rrotull gruas dhe fëmijën e saj 17 - muajshe duke qarë.

"

Pamë trupin e gruas të shtrirë përtokë dhe njoftuam policinë. Por kur u afruam pak më shumë dalluam foshnjen që qëndronte mbi të duke qarë dhe duke pirë qumësht. Skena ishte tepër e trishtueshme, na u mbushën sytë me lot",

 tha një prej dëshmitarëve.

Ndërsa një zyrtar i policisë tha se ishin shokuar nga pamja. "

Kjo ishte diçka që nuk e kishim parë më parë dhe ishte shumë e trishtueshme për të gjithë".

Zyrtari gjithashtu tha se gruaja është dërguar për kryerjen e autopsisë që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes. Dyshimet janë se ajo mund të ketë pësuar aksident pasi kishte gjak nga hundët dhe veshët.

I vogli ndërkohë është dërguar në spital, deri në identifikimin e viktimës dhe gjetjen e familjes së tij./tvklan.al





Të ngjashme