Foto/ 10 vjeçari që peshonte 190 kg, shikojeni si është sot


Foto/ 10 vjeçari që peshonte 190 kg, shikojeni si është sot

22:55 02/05/2018

Ishte vetëm 10 vjeç dhe peshonte 190 kilogramë. Arya Permana, nga Karawang në West Java, Indonezi, sot 12 vjeç ka humbur gjysmën e peshës dhe më në fund mund  të shkojë në shkollë dhe të luajë me shokët e tij.

Ai luftoi shumë për të humbur peshën e tij, e cila e pengonte për të bërë edhe gjërat me elementare. I mituri u desh të qëndronte për muaj të tërë shtrirë në krevat, pasi e kishte të pamundur të ecte, nga mbipesha.

Arya synon të humbasë edhe 50 kg të tjera, duke ju nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit.

Prillin e kaluar ai u bë personi më i ri në botë që iu nënshtrua një operacioni pesë-orësh për të hequr nga trupi dhjamin dhe për ti ngushtuar stomakun.

/tvklan.al






Të ngjashme