
Foto/ 17 vjet burg për bandën shqiptare të kokainës në Britani
Tre shqiptarë, të cilët planifikonin të mbushnin rrugët e Lodrës me drogë të klasit A, janë dënuar në total me 17 vjet burg.
Algert Lami, 23 vjeç, Roland Vasija, 20 vjeç dhe 22 - vjeçari Orjon Uku u kapën kur policia bastisi strofullën e tyre në Stratford, në lindje të Londrës dhe gjetën pako të mëdha kokaine, si edhe tufa me para. Në fillim të këtij viti, oficerët e policisë paralajmëruan se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës, tashmë janë një kërcënim i vertetë në rrugët e Britanisë. Treshja u kap kur detektivë nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe oficerët e Policisë Metropolitane panë Ukun të dilte nga një taksi në Stratford dhe iu afruan një BMW-je që ishte e parkuar. Ai kaloi 20 minuta duke biseduar me shoferin përpara se të nisej në këmbë.


