Foto/ 2-vjeçarja ngatërron nusen me princeshën e librit


Foto/ 2-vjeçarja ngatërron nusen me princeshën e librit

19:29 19/06/2017

Një vogëlushe 2-vjeçare është fotografuar duke takuar një “princeshë” në rrugë.

Vajza po ecte me të ëmën kur përpara i doli një nuse e quajtur Shandace. Vogëlushja mendoi se nusja ishte princeshë në një nga librat e saj të preferuar.

“Shiko, një princeshë”, i tha 2-vjeçarja  mamasë së saj. Në këtë rast, nusja pranoi me kënaqësi të bënte disa foto me vajzën e vogël. 2-vjeçarja, së bashku me prindërit e saj, shkoi dhe në dasmën e Shandace.

Ngjarja ka ndodhur në Ballard, Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin shkurt, por fotot janë publikuar së fundmi. /

tvklan.al






Të ngjashme