Foto: 300 m not në Osum për të shpëtuar turisten gjermane


Foto: 300 m not në Osum për të shpëtuar turisten gjermane

16:58 05/07/2018

Një turiste gjermane, e cila kishte mbetur në lumin Osum, poshtë kanioneve, u shpëtua nga autoritetet policore këtë të enjte në Skrapar.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se pasi morën njoftimin

"se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj kishte mbetur vetëm dhe kërkonte ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjëherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t'i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje".

Forcat policore konstatuan turisten gjermane me iniciale K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, ajo e kishte lënë përgjysmë udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

Me ndihmën e punonjësve të policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 metra, u bë e mundur nxjerrja e turistes jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.

"

Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre",

e mbyll njoftimin e saj policia.

/tvklan.al






Të ngjashme