Foto/ 360 kg kokainë pushton bregdetin


Foto/ 360 kg kokainë pushton bregdetin

18:42 10/02/2017

Rreth 360 kilogramë kokainë, me vlerë afro 50 milionë paund u gjet në breg të dy plazheve, në Norfolk të Britanisë së Madhe.

Agjencia Kombëtare e Krimit tha se ajo u gjet në dy vende të ndryshme, pranë Great Yarmouth.

Matthew Rivers, pjesë e grupit të hetuesëve tha se agjencia po puon me Policinë Kufitare dhe Rojen Bregdetare për të përcaktuar se nga e kanë prejardhjen çantat me kokainë të gjetura në breg të detit, megjithatë sipas tij, zor se ky mund të ketë qenë ky destinacioni.

“Kjo është padyshim një sasi domethënëse e sekuestruar të drogës së klasit A dhe humbja e saj përfaqëson një goditje të madhe për grupin e organizuar kriminal që qëndron pas saj”./

tvklan.al





Të ngjashme