Foto/ 43-vjeçari qëllon me breshëri, në shtëpi i gjenden mijëra fishekë
Një 38-vjeçar në Shijak është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Ylli Dërvishi qëllonte me armë zjarri në ajër në fshatin Karpën, duke ngjallur panik tek banorët e tjerë. Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe e arrestuan. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjet kallashnikovi me të cilin kishte qëlluar në ajër si dhe 3480 fishekë. Arma dhe municionet u sekuestruan nga policia./tvklan.al