Foto/ 43 vjet burg për bandën e kokainës në Britani


Foto/ 43 vjet burg për bandën e kokainës në Britani

10:38 05/12/2017

Anëtarët e një bande shqiptare, përgjegjëse për futjen e sasive të konsiderueshme të kokainës janë dënuar me 43 vite burg në total nga një gjykatë britanike.

Ata e fshinin drogën në pjesë të ndryshe të automjetit dhe kishin krijuar një sistem tepër të sofistikuar për ta aksesuar atë falë një kombinimi butonash dhe një USB-je.

Lideri i kësaj bande ishte Lulzim Zefi, 36-vjeç. Ai sëbashku me 4 anëtarët e tjerë u arrestuan nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit më 27 Prill në Brentwood.

[caption id="attachment_338324" align="aligncenter" width="780"]

Lulzim Zefi & Admir Simeqi

[/caption]

Admir Simeqi, 41-vjeç po ruante dorëzimin e një sasie prej 3 kilogramësh kokainë Gjergji Markut, 25-vjeç përpara se të dorëzonte edhe 2 kilogramë të tjera Markut dhe Admir Bicit.

Më vonë autoritetet gjetën edhe 4 kilogramë të tjera të fshehur në makinën e Simeqit.

Siç shkruan "DailyMail", në total sasi e drogës së sekuestruar kapte një vlerë prej 720 mijë paund.

Zefi u takua me dy bashkëpunëtorët e tij Valon Bajgora, 34 vjeç dhe Valentin Malocaj, 36, në një restorant në West Hampstead, në veriperëndim të Londrës, ku dhe u arrestuan.

Grupi kishte qenë nën përgjim për 3 javë me radhë dhe ata ishin parë shpesh të takoheshin në kafe dhe në shtëpitë ku banonin.

Bajgora dhe Zefi u arrestuan teksa po i dorëzonin një sasi prej 153 mijë paund kesh Kamel Safieddine, 46, në një apartament të Kilburn.

[caption id="attachment_338325" align="aligncenter" width="835"]

Kamel Safieddine & Gjergji Marku

[/caption]

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendet e lidhura me bandën, u gjetën edhe 110 mijë paund të tjera kesh, ashtu sikurse peshore dhe pajisje të tjera që kishin gjurmë kokaine. Gjithashtu, autoritetet ndaluan një kamion që po largohej nëpërmjet Dover, në 7 Prill të këtij viti, ku u gjetën 212 mijë eure.

Në përfundim, Gjykata e Kengiston e dënoi Lulzim Zefin me 12 vjet heqje lirie, Malocajn me 8 vjet, Bajgoren me 2 vjet e 8 muaj burg, Markun me 6 vjet heqje lirie. Ramadan Doci u dënua gjithashtu me 6 vjet burg, Simeqi me 6 vjet e 9 muaj, Bici me 2 vjet e 8 muaj, ndërsa Safieddine, me 1 vit e 9 muaj burg.

[caption id="attachment_338326" align="aligncenter" width="835"]

Ramadan Doci, Valon Bajgora & Admir Bici

[/caption]

Autoritetet britanike e konsideruan këtë grup kriminal

"si tepër të organizuar dhe të vendosur, i përfshirë në shpërndarjen e kokainës në një nivel industrial."

Ata kishin arritur që të modifikonin automjetet në mënyrë të tillë që të transportonin mbi 15 kilogramë kokainë në një rrugë.

/tvklan.al






Të ngjashme