Foto/ 50 mijë € fitime nga shitja e drogës, ja fletorja e shënimeve për dozat


Foto/ 50 mijë € fitime nga shitja e drogës, ja fletorja e shënimeve për dozat

14:51 12/07/2016

Shtatë persona u arrestuan nga policia e Tiranës në operacionin e koduar “Tangent”. Në pranga përfundoi edhe i forti i “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali, një emër i njohur për policinë.

Por Televizioni Klan ka mësuar se Vjollca Gjoka ishte ajo që mbante shënimet për shitjen e drogës, që do të thotë një bashkëpunëtore e ngushtë e 37-vjeçarit Gjergj Cukali.

foto 1 vjollca logo

Këto foto tregojnë fletoren që mbante 46-vjeçarja ku tregohet se sa doza kokainë shiteshin gjatë një muaji. Kështu në muajin mars të këtij viti ishin shitur 129 doza, në muajin prill 103 doza.

foto 2 vjollca logo

Vetëm në 10 ditët e para të muajit korrik ishin shitur 31 doza. Sipas policisë fitimet mujore të këtij grupi, nga shitja e drogës, ishin 50 mijë euro.

/tvklan.al






Të ngjashme