Foto/ 56-vjeçari nga Tirana niset drejt Greqisë, kapet me kokainë në doganë
Një 56-vjeçar nga Tirana është arrestuar në doganën e Kapshticës, pasi në makinë ju gjet e fshehur një sasi droge.
Policia kufitare thotë se në automjetin “Mercedes-Benz” u gjet 20.8 gram kokainë. Drejtuesi i mjetit është Dhimitër Kullolli 56 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për trafik droge të mbetur në tentativë. Ai po udhëtonte drejt Greqisë në momentin që u kap me kokainë. Policia është duke vazhduar hetimet për këtë rast./tvklan.al