Foto/ 95 kilogramë më pak!
Haley Duffy ka pasur probleme me peshën e saj që 4 vjeç. Që fëmijë ajo kalonte javë të tëra në spitale, ndërkohë që doktorët përpiqeshin ta vinin nën kontroll peshën e saj.
Tani Duffy ka ulur peshën e saj nga 175 kg, në 80 kg. “Fëmijët silleshin shumë keq me mua
”, tha Duffy. “Kam shumë besim tek vetja tani. Mund të vrapoj dhe kam shumë energji
”. Në vitin 2010 ajo u diagnostikua me diabetin e tipit 2. “Qava për orë të tëra kur e mora vesh. Duhet të haja më mirë dhe të bëja ushtrime, sepse ndryshe do përjetoja një vdekje të ngadaltë
”, tha ajo. Megjithëse tani ajo e ka peshën e saj nën kontroll, duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr lëkurën e tepërt nga trupi i saj. /tvklan.al