
Foto/ Aksidenti i tmerrshëm, humb jetën shqiptari
Një përplasje “kokë më kokë” e dy automjeteve në Mezzana Bigli, në Itali, ka përfunduar me dy të vdekur. Një nga viktimat është shqiptar, Niazi Beberi 53-vjeç ndërsa tjetri, italiani 33-vjeçar Luka Balladore.
Automjeti “Hyundai” është përplasur me automjetin “Skoda”, që udhëtonte shqiptari. Përplasja ka qenë aq e fortë sa që makina e shqiptarit Niazi Beberi ka përfunduar në një kanal me ujë.
Ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka nxjerrë nëse shqiptari humbi jetën nga përplasja, apo nga mbytja. Gjithashtu është shumë e habitshme pasi rruga ku ndodhi aksidenti është e drejtë.
/tvklan.al