Autobusi përplaset me këmbën e urës, 6 të vdekur në Turqi


Autobusi përplaset me këmbën e urës, 6 të vdekur në Turqi

16:37 24/08/2017

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën sot në Turqi pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me këmbën e një ure në autostradë.

Sipas të përditshmes turke “Sabah”, autobusi që udhëtonte nga qyteti i Eskisehirit për në kryeqytetin Ankara u përplas me kolonat e një ure-mbikalimi në autostradë mëngjesin e së enjtes.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, i cili tha se 36 persona ishin plagosur në aksidentin e rëndë.

Ministri tha se disa prej tyre janë ende në operacione, por shpresat janë që numri i viktimave të mos përkeqësohet.

Ministri vuri theksin edhe një herë tek vendosja e rripit të sigurimit, pasi sipas tij, pasagjerët që kishin vënë rripin e sigurimit në aksidentin e sotëm ishin dëmtuar lehtë.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi shkakun e aksidentit të rëndë që u mori jetën 6 personave./tvklan.al






Të ngjashme