Foto/ Barack Obama me veshje tradicionale islamike


Foto/ Barack Obama me veshje tradicionale islamike

23:05 07/07/2016

Analisti dhe prezantuesi në rrjetin televiziv “Fox News”, Bill O’Reilly, publikoi në emisionin e tij disa foto të presidentit amerikan, Barak Obama, me veshje tradicionale islamike, të bëra me gjasë në ceremoninë martesore të gjysmë-vëllait të tij Malik, në vitin 1981.

Sipas dëshmisë së të afërmve të presidentit Obama, ky i fundit ka qenë dëshmitar në dasmën e vëllait të tij Malik, një besimtar mysliman praktikant. Analisti amerikan i solli këto foto në vëmendje të publikut për të nënvizuar se Barak Obama ka “lidhje të thella emocionale me islamin”, të cilat e kanë penguar të luftojë Shtetin Islamik.

O’Reilly shtoi se fotot provojnë që shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk është një kristian i devotshëm. Ai tha se Obama as që e përdor termin “terrorizmi islamik”, ndërsa e quajti betejën ndaj ISIS si dështimin më të madh të administratës së tij.

Sipas “Daily Mail” fotot kanë dalë dhe më herët dhe janë publikuar sërish në këtë moment të rëndësishëm për politikën amerikane. /TV KLAN






Të ngjashme