Foto/ Brenda shtëpisë së terroristit të Manchester, Fqinjët: Ndjemë erën e eksplozivit
Pamjet e para brenda banesës të marrë me qira nga terroristit Salman Abedi, i cili u transformua në ushtar të Shtetit Islamik.
Abedi, u mori jetën 22 personave, shumica adoleshentë që po ndiqnin koncertin e yllit të popit, Ariana Grande në Manchester Arena. Terroristi besohet të ketë qenë në apartamentin në Granby Row, Mançester, vetëm disa orë përpara bombardimit. Fqinjët kanë treguar se ndjenë "erën e fortë të eksplozivëve" që vinte nga apartamenti në Granby Row disa orë para se Salman Abedi, të hidhte veten në erë në një nga hyrjet e Manchester Arena./tvklan.al