
Foto/ Çfarë zbuluan ekipet e kërkimit në thellësitë e Oqeanit Indian
Australia ka publikuar pamjet nga kërkimet nënujore në Oqeanin Indian për gjetjen e aeroplanit Boeing 777 të fluturimit MH370 me 239 persona në bord që u zhduk në Mars të vitit 2014 .
Pavarësisht kërkimeve të shumta, aeroplani i zhdukur nuk është gjetur, duke u bërë kështu një nga misteret më të mëdha aviacionit në botë. Por, vëzhgimet me teknologji të avancuar në thellësi prej 4207 metra kanë zbuluar të tjera detaje interesante. Kamerat e teknologjisë së lartë kanë filmuar malet nënujore, lugina, dhe anije të fundosura. Charitha Pattiarachi, profesor i oqeanografisë në Universitetin e Australisë, thotë se zbulimi i vendndodhjes së këtyre maleve nënujore do të ndihmojë shkencëtarët në modelimin e ndikimit të cunamit në atë zonë. Pamjet janë 3D dhe tregojnë qartësisht format e tokës nënujore. Vetëm 10-15% e oqeaneve të botës janë analizuar me këtë lloj teknologjie kaq të avancuar, që është përdorur në kërkimet për gjetjen e aeroplanit të zhdukur. Autoritetet australiane nuk kanë përjashtuar mundësinë e rifillimit të kërkimeve për gjetjen e aeroplanit, vetëm nëse gjenden prova të reja të besueshme./tvklan.al
