Foto/ Darka e Obamës, për ditëlindjen e 55
Presidenti amerikan, Barack Obama festoi dje 55-vjetorin në shoqërinë e familjes së tij dhe u fryu për herë të fundit qirinjve si shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Familja e Obamës shkoi për të festuar te “Fiola Mare”, një restorant italian me prodhime deti, i shumëvlerësuar në Potomac Riverfront, në rrethinën e famshme të Uashingtonit, Georgetoën.
Obama mori edhe një ”dhuratë” për ditëlindje, që kishte të bënte me një sondazh që vlerësonte lart punën e tij si president. Të paktën 54 për qind e amerikanëve e vlerësonin pozitivisht këtë punë. Obama largohet nga Zyra Ovale më 20 janar 2017, kur të betohet edhe presidenti i ri amerikan.
/tvklan.al