Foto/ Detaje për dy viktimat e atentatit në Vlorë
Këta janë dy viktimat e atenatit të mbrëmjes së të shtunës në qytetin e Vlorës. Ilir Deromemaj, 45 - vjeç dhe Dhimitër Çani, 60 - vjeç, ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj, 50 - vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës, në një pikë bastesh, në lagjen “Partizani”, në pronësi të viktimës Ilir Deromemaj.Në foto Ilir Deromemaj
Autori qëlloi me breshëri kallashnikovi nga një fuoristradë “Xhip” me targa AA 201 FS, e cila u gjet tre orë më vonë e djegur në fshatin Alikok, në afërsi të varrezave. Ajo rezulton e vjedhur dy muaj më parë në Fier. Disa pista hetimi janë ngritur nga policia dhe prokuroria. Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Deromemaj. Ai kishte precedentë penalë dhe akuzohej se në vitin 1998 kishte vrarë Lame Gockajn. Grupi hetimor sqaron se po verifikohen të gjitha konfliktet e mundshme që 45 - vjeçari Deromemaj ka patur kohët e fundit.Në foto Dhimitër Cani
Policia thotë se ka shoqëruar më shumë se 15 persona për t’i marrë në pyetje. Dëshmitarë i thanë policisë se mjeti ngadalësoi shpejtësinë përpara lokalit dhe autori, që gjendej në vendin e parë të pasagjerit, zbrazi një karikator të plotë. Deromemaj ishte ulur në një nga dy tavolinat që lokali kishte përpara, në pjesën e jashtme. Viktima tjetër, Dhimiter Çani, që punonte si kambist dhe i plagosuri Krenar Runaj, nuk kishin lidhje me të. Tv Klan