Foto/ Drithëruese, babai fotografon peshkaqenin ngjitur me të birin
10 –vjeçari Eden Hasan po bënte sërf në plazhin Samurai, në Australi, të martën pasdite kur vu ballë për ballë me një peshkaqen të bardhë vdekjeprurës.
I ati ndërkohë po e fotografonte të birin nga shkëmbinjtë në breg. Chris Hasan, sërfist prej vitesh dhe agjent imobiliar në Gjirin Nelson në Australi, u tmerrua kur i bëri zoom fotos dhe shikoi kokën e një peshkaqeni rreth tre metra të gjatë dhe të birin që pothuajse po i kalonte nga sipër. Fillimisht, 10-vjeçari nuk e kuptoi se hija e madhe e zezë në ujë ishte ajo e një peshkaqeni gjigant. “Kur më thirri babai mendova se duhej të ketë qenë peshkaqen,” tha fëmija, i cili fatmirësisht ia hodhi paq. Në Australi nuk janë të pakta rastet që peshkaqenët sulmojnë njerëzit të plazhe. /tvklan.al