Foto/ Dy vjet lidhje në internet, gruaja e takon për herë të parë në varrimin e tij


Foto/ Dy vjet lidhje në internet, gruaja e takon për herë të parë në varrimin e tij

21:10 19/06/2017

Një histori e dhimbshme dashurie ka ndodhur mes një çifti në Sunderland, Britani të Madhe.

Helen Hunter, mama dhe grua e divorcuar, kishte një romancë 2-vjeçare me amerikanin Jack Martin. Por gjatë gjithë kësaj kohe ata nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin, por flisnin vetëm në internet. Ata po bënin plane për t’u takuar për herë të parë pas dy vitesh njohjeje online, por fatkeqësisht takimi romantik nuk do të ndodhë kurrë.

Jack Martin 58 vjeç vdiq si pasojë e një ataku kardiak disa javë përpara se të udhëtonte për në Britani për t’u takuar me dashurinë e tij.

Në rrethana krejtësisht të ndryshme, Helen udhëtoi për në Arkansas, SHBA, për të marrë pjesë në funeralin e Jack, ku fatkeqësisht  e pa për herë të parë nga afër në arkivol.

“Ai dukej sikur buzëqeshte. E putha dhe i mbajta dorën. Do të doja që të mos kishim pritur kaq gjatë për t’u takuar”,

tha 43-vjeçarja për Mirror.

Çifti u njoh për herë të parë në rrjetin social Pinterest në vitin 2015 dhe që prej atëherë kanë biseduar virtualisht me njëri-tjetrin. Ata u bënë miq në facebook dhe shkëmbyen numrat e telefonit, duke folur çdo mëngjes dhe çdo darkë.

Helen e konsideron Jack dashurinë e jetës së saj, edhe pse asnjëherë nuk e takoi nga afër.

/tvklan.al






Të ngjashme