Foto/ E tmerrshme! Përfundon me 7 vrima në kurriz nga terapia me kupa qelqi


Foto/ E tmerrshme! Përfundon me 7 vrima në kurriz nga terapia me kupa qelqi

17:59 23/06/2016

Pamjet të tmerrshme janë publikuar nga 63- vjeçari, Li Lin nga Kina, i cili tregon shtatë vrima në kurrizin e tij pas kryerjes se një terapie me kupa qelqi.

Nga 22 maji deri në 20 qershor, Li iu nënshtrua trajtimit me kupa qelqi duke u përpjekur të kurojë shpatullën e tij të ngrirë. “Nëpunësi më këshilloi që t’i mbaj kupat për një muaj në të njëjtin vend”, tregon ai.

Gjatë 10 ditëve të fundit, flluska të mëdha filluan të shfaqeshin në vendin ku ishin vendosur kupat. Li, pasi përjetoi temperaturë të lartë shkoi në spital, dhe u zbulua se atij i ishte zhvilluar një infeksion i rëndë bakterial.

Mjekët thanë se Li ishte me fat që shkoi në kohë në spital dhe se kupat e vendosura në lëkurë nuk duhet të qëndronin në të njëjtin pozicion për ditë të tëra. Gjendja e Li-së është duke u përmirësuar dhe nuk është konsideruar si kërcënuese për jetën.

/tvklan.al






Të ngjashme