Foto ekskluzive/Kamioni me alkool rrezikon shpërthimin në afërsi të Vorës
Një aksidenti i rëndë që rrezikon të shndërrohet në një tragjedi, po ndodh në këto momente në autostradën Tiranë - Durrës, sapo kalon Bashkinë e Vorës.
Pranë një nënkalimi është batuar një kamion me targa bullgare, i cili përmban një ngarkesë me rreth 25 mijë litra alkool. Aktualisht kamioni po mbahet nën kontroll, nëpërmjet 4 makinave të Zjarrfikëses, që po lëshojnë ujë, sepse ka rrjedhje të alkoolit. Në vendgjarje po evakuohen banorët përreth, në mënyrë që të parandalohen dëmet në njerëz, në rast eksplozioni./tvklan.al Njoftimi i policisë: Më datë 19.05.2016, rreth orës 20:45, tek nën kalimi i Vorës, në vendin e njohur si tetëshi i Vorës, një autobot me alkool etilik, me targa Bullgare PB6840PA, me drejtues një shtetas bullgar është futur në nënkalim për të ikur në veri të vendit. Si pasojë e një manovrimi të gabuar nga drejtuesi, autoboti është përmbysur. Në vendngjarje janë forcat e Policisë, Zjarrfikëset dhe Shërbime të Emergjencave Civile. Po kryen veprimet.