Foto/ Ekzekutohet me armë zjarri futbollisti
Martin Janushev, një futbollist maqedonas është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Shkup.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites në lagjen Aerodrom të kryeqytetit maqedonas. Sipas mediave lokale, Janushev u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të një lokali. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. Në një komunikatë për mediat, mjekët e spitalit të Shkupit thanë se 28 - vjeçari kishte shkuar në gjendje të rëndë dhe me plumba në pjesën e kokës. Martin Janushev luante për klubin e futbollit Lokomotiva. Mediat lokale shkruajnë se pas këtij ekzekutimi mafioz, mund të jenë larjet e hesapeve. 28 - vjeçari kishte luajtur për herë të fundit me ekipin e tij më 11 Tetor./tvklan.al