Foto/ Erdogan me uniformë ushtarake, jep mesazhe nga kufiri me Sirinë


Foto/ Erdogan me uniformë ushtarake, jep mesazhe nga kufiri me Sirinë

12:43 02/04/2018

Pas kërcënimeve dhe akuzave për Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanjahu, në mitingjet e partisë së tij në Adana dhe Hatay, Presidenti turk ka veshur uniformën ushtarake dhe i është drejtuar kufirit me Sirinë.

Si rrallë herë më parë, Kryekomandanti i Ushtrisë Turke, i kamufluar në uniformën ushtarake, mbërriti të dielën në pikën zero në kufi, në garnizonin e Ogulpınarit.

Aty e prisnin drejtuesit më të lartë ushtarakë, ushtarët dhe artistët që kishin mbërritur nga Stambolli në shenjë mbështetje ndaj operacionit “Dega e Ullirit” që ushtria turke prej muajsh po zhvillon kundër kurdëve në Siri, të cilët ajo i shikon si kërcënim për integritetin e saj territorial.

Nga kufiri, Erdogan tha se Turqia nuk pret më ndihmë nga të tjerët, por e ndërton vetë të ardhmen duke ndërtuar armët e dhe dronët e vet.  Në më shumë se dy muaj operacion kundër formacioneve kurde në Siri, të cilët Turqia thotë se kanë lidhje me organizatën terroriste të PKK-së që lufton për pavarësi të Kurdistanit, Erdogan tha se janë neutralizuar 3 852 terroristë.

Në fjalimet e tij, Erdogan ka kritikuar ashpër Presidentin Francez Emanuel Macron, i cili ka pritur në Paris një delegacion të PYD-së, organizatës kurde ndaj së cilës Turqia po lufton në Siri.

/tvklan.al





Të ngjashme