Foto/ Erozioni nxjerr në sipërfaqe 80 predha të artilerisë së rëndë


Foto/ Erozioni nxjerr në sipërfaqe 80 predha të artilerisë së rëndë

10:02 27/07/2016

“Viti i mbrapsht”, 1997, vazhdon të sjellë pasoja për Shqipërinë. Kështu në Qafshtamë, në Mat, policia ka sekuestruar 80 predha luftarake të artilerisë së rëndë. Predhat ndodheshin në tunelet e Qafshtamës.

Policia kishte marrë informacione se në hyrje të tunelit numër 2, në fshatin Selic, ka disa predha luftarake. Kështu pasi kanë shkuar efektivët janë konstatuar 60 predha të kalibrit 12mm, dhe 20 predha me madhësi 30 cm.

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi i ekspertëve rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur, ku në hyrje te tij, kishin dale në sipërfaqe predhat luftarake. Predhat u janë dorëzuar dhe lënë në ruajtje Policisë Ushtarake.

/tvklan.al






Të ngjashme