Foto/ Fëmija në rrezik, koka i peshon 9 kg
Fëmija 2-vjeçar, Emon, nga Bangladeshi, ka një kokë e cila peshon 9 kg. Madhësia e kokës së tij nuk e lejon të flasë, të ecë apo të lëvizë gjymtyrët e tij.
Koka e tij ka filluar të rritej që në lindje dhe kjo solli edhe shqetësimin e prindërve të 2-vjeçarit. Një mjek e ka diagnostikuar, duke informuar prindërit se ai vuante nga “hidrocefalia”, e shkaktuar nga lëngjet brenda në kafkë. Mjeku ka thënë gjithashtu se, nëse ai nuk merr trajtimin e duhur, mund të rrezikojë jetën. Por prindërit e fëmijës janë shumë të varfër për të shkuar në një vend tjetër kurimi për djaloshin. Kjo lloj sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë, si rezultat i një infeksioni siç janë shytat apo rubeola./tvklan.al