Foto/ Frikë në Greqi, 15 shqiptarët e arrestuar po ndërtonin “Shqipërinë e Madhe”
Policia greke ka zbardhur identitetin e 15 shqiptarëve të arrestuar, pjesë e një organizate kriminale që merreshin me grabitje. Shqiptarët, të moshës nga 22-51 vjeç, nëse nuk iu jepnin ato që kërkonin dhunonin të gjithë pronarët e shtëpive.
Gazeta greke “To Vima”, duke cituar edhe burime nga policia shkruan se shqiptarët, përveç grabitjeve me dhunë kishin dhe një “ëndërr në sirtar”, “Shqipërinë e madhe”! Shqiptarët kanë publikuar në rrjetin social armë të tipit kallashnikovë, foto të përleshjeve me policinë greke, flamurin shqiptare e simbole të tjera nacionaliste. Banda u shkatërrua në 18 maj, ndërsa ata akuzohen për më shumë se 33 grabitje. Dyshohet se grupi kriminal, nga dhuna e ushtruar në një banesë kanë shkaktuar dhe vdekjen e një 84-vjeçareje, të cilën e goditën me grushte në momentin që ajo i pikasi gjatë vjedhjes. Shqiptarët e arrestuar:Arben Malo, Thoma Prifti, Kliton Lapi, Mirel Nelaj, Toni Lapi, Spartak Hazizaj, Varvara Pilo, Florida Malo, Albertina Konomi, Niqifor Todi, Leonard Xhafa, Ardian Meta, Agim Krasniqi, Graukel Kumani, Gerardo Mahmutaj, Oltjon Jazaj. /tvklan.al